BC One mirëpret Vajzën Kodak

Martha Cooper Martha Cooper

Fotografja legjendare Martha Cooper është fotografja e aktivitetit Red Bull BC One 2009 nësallën e ballos Hammerstein nëNjuJorknë 18 Nëntor.

Karriera e saj filloi kur ajo po bënte praktikën në National Geographic në vitet 1960 dhe që andej ajo u bë fotografja profesioniste e Nju Jork Post në vitet 1970. Ishte ndërkohë që ishte në Post kur Marta u afirmua dhe filloi të dokumentojë skenën e grafitit në Nju Jork në fundin e viteve 70 dhe fillimet e viteve 80. Fillimisht duke vizatuar fotografitë e fëmijëve të lagjes së saj, ajo u njoh me karakteret kryesore që qëndronin prapa grafitit dhe që aty filloi një obsesion jetëgjatë me këtë kulturë.

Donald White, ose “Dondi”, një shkrues grafiti nga Nju Jork lindor, ishte një nga figurat kryesore të skenës dhe Martha u bë një reportere e vijës së pare dhe ishte quajtur vajza Kodak nga B-boys dhe B-girls të qytetit. Libri i saj i botuar në vitin 1984 Subway Art – një bashkëpunim me producentin e filmave Henry Chalfant – pushtoi vitet e arta të grafitit dhe vazhdoi duke shitur gjysëm milioni kopje, duke u bërë bibla e kësaj lëvizje. Një edicion për përvjetorin e 25-të, i rifreskuar dhe me format më të gjerë, u publikua nga Thames & Hudson gjatë fillimit të këtij viti.

Ajo vazhdon të jetojë në Manhattan dhe është Drejtoresha e Fotografisë në City Lore, qëndra e Nju Jork për kulturën Urban Folk. Ajo ka gjithashtu një faqe në internet - www.kodakgirl.com – e cila përkrah fotografe të tjera femra, si edhe ka shembuj të mëtejshëm të punës së saj në www.nycitysnaps.com

Për të patur informacion në lidhje me zhvillimet më të fundit nga BC One, mbani sytë hapur tek www.redbullbcone.com
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit