Gjermani “akull i ftohtë” mrekulloi 50,000 fansa

Parku Olimpik në Mynih ishte mbushur plot të shtunën në darkë për Kampionatin Botëror Ice Cross Downhill 2010. Një total prej 64 atletësh, të cilët përfaqësonin 20 shtete, performuan në një pistë akulli prej 400 metrash me rollers dhe chicanes dhe me veshjet komplete hoki. Gjermani Martin Niefnecker siguroi fitoren para 50,000 fansash në të ftohtin e acartë.


Niefnecker, kanadezi Gabriel Andre (i dyti) dhe svizeriani Marin Müller (i treti) triumfuan mbi pistën me akull me të pjerrët në botë, në Kampionatin Botëror të Red Bull Crashed Ice në Mynih.


Qyteti i Parkut Olimpik, në të cilin u zhvilluan lojrat verore në 1972, u transformua në një vend për sporte dimërore Mecca, me ndihmën e një piste akulli artificiale prej 390 m³. Me një pjerrësi prej 30%, katër rollers dhe shpjetësi që arrinte deri në 50 km/h, u krijua natë spektakolare dhe shumë emocionuese.


“Kam patur më shumë të nxira nëpër trup në dy ditët e fundit se sa në gjithë karierën time në hoki,” tha 19-të vjeçarja nga Garmisch-Partenkirchen mbasi fitoj në katër betejat e fundit dhe shtoi: “Megjithatë ia vlente!”


Shumë prej konkurrentëve të tjerë po i dukej shumë e vështirë fitorja. Edhe Arttu Pihlainen nga Finlanda, dy herë kampion në Crashed Ice, zuri vendin e nëntë, pasi humbi pikë në fazën çerek finale. Jasper Felder nga Suedia duhet të tërhiqej nga loja për shkak të disa dëmtimeve gjatë trainimit.


Pjesa e fundit e Kampionatit Botëror do të zhvillohet në Kebek, Kanada në 20 Mars 2010.


 

 

 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit