Numrat me Fat: BC One

(c)Martin Nink/Red Bull Photofiles (c)Martin Nink/Red Bull Photofiles

Sy për sy e dhëmb për dhëmb. Red Bull BC One është kompeticioni më i rëndësishëm në botën e Breakdance në të cilin kërcimtarët më të mirë të botës ndeshen në një betejë kokë më kokë. Pas Biel, Berlin, Sao Paulo, Johannesburg dhe Paris, edicioni i këtij viti rikthehet në djepin e kulturës Hip-Hop – Nju Jork City.

16…
B-Boys marrin pjesë në Red Bull BC One. Në dallim nga shumë konkurrime të tjera B-Boy, ky nuk është një konkurrim ndërmjet skuadrash, është një turne eleminimesh individuale. Fituesit e aktiviteteve të kryera në shumë vende të botës së bashku me fituesit e vendeve të para të një sezoni më parë si edhe me zgjedhje krejt të rastësishme, përbëjnë grupin final prej 16 vetësh. Fituesi i vitit të kaluar, Wing nga Korea, po përpiqet të mbrojë titullin e tij, por s’do të jetë e lehtë duke pasur parasysh se fituesi i vitit 2005 francezi Lilou është sërish në garë këtë vit. Do të jetë një betejë jashtëzakonisht artistike për adhuruesit e Breakdance në të gjithë botën dhe biletat për finalen e madhe u shitën brenda 30 minutash.

35…
Vjet kanë rrjedhur bashkë me Lumin Hudson që kur një grup të rinjsh në Harlem dhe Bronksin e Jugut vendosën që ishte më mirë ti linin thikat në xhep dhe në vend të tyre të vishnin këpucët e kërcimit. Dhe ishte Afrika Bambaataa që i ndihmoi dhe këshilloi anëtarët e bandave të kthenin zemërimin dhe agresivitetin e tyre në diçka produktive që më vonë do të njihej në të gjithë botën si HipHop. Termi HipHop, sikurse u shpjegua nga Bambaataa në atë kohë, përbëhet nga katër elementë: muzika e DJ-ve, poezia e MC-ve, kërcimi i B-Boys dhe B-Girls dhe graffiti art. Këtë fundjave Afrika Bambaataa festoon 36-vjetorin e Kombit të tij Universal Zulu, organizata e parë, më e madhe dhe më legjendare në botë si dhe sigurisht 35-vjetorin e vetë kulturës HipHop. Ku? Çfarë koincindence – në Nju Jork! Pra, sigurohuni që të takoni disa nga çunat BC One në një nga tre shfaqjet legjendare: Hip Hop Meet Up

4…
Janë katër elementet që formojnë themelet e kulturës B-Boy. E para është e ashtuquajtura Toprock, një term që i referohet kërcimit dhe rrotullimeve që B-Boys bëjnë kur hyjnë në një rreth. Elementi i dytë është Downrock ose Footwork, i cili i referohet kërcimit të kryer në dysheme. Elementi i tretë – i njohur edhe si Freeze – i referohet pozës që marrin B-Boys gjatë kërcimit për të theksuar ritme të ndryshme ose për “t’i vënë pikën” disa rutinave të tyre të kërcimit. Elementi i katërt dhe i fundit i B-Boying janë lëvizjet Power. Këto lëvizje akrobatike normalisht janë bërë me lëvizje rrethore, ku kërcimtari rrotullohet në dysheme ose në ajër.

9…
Grupe të ndryshëm muskujsh përfshihen gjatë lëvizjes - toprock – minimumi. Për të gjithë trajnerët dhe terapistët që duan të dinë hollësirat teknike – këto muskujt janë Vastus Intermedius (gjunjët), Abductor (gishtat e mëdhenj të këmbës), Brachialis (brrylat), Psoas Major (rrotullimet e vitheve), Rhomboid (shpatullat), Gluteus Maximus (kofshët), Tibialis (kyçet e këmbëve), Abductor (kyçet e duarve) dhe Scalene (qafa). Por vini re, toprocking është zakonisht vetëm numri i fillimit të shfaqjes B-Boying që shërben si nxemje përpara se të kalohet në lëvizjet dhe manovrat më akrobatike të downrock. Pra nëse doni t’i vini këto muskuj në punë, filloni të kërceni!
Red Bull BC One mbahet në 18 Nëntor 2009 në sallën e ballove Hammerstein Ballroom në Nju Jork.
 


Komente

    Shtoni një koment

    Duhet të plotësoni të gjitha fushat
    Keni në dispozicion jo më shumë se 2000 shkronja :
    Shkruani kodin Captcha, pastaj klikoni "Postoni një koment"

    Detajet e Artikullit