Ecomotion – që zhvillohet çdo vit në Brazil – është një nga garat më të mëdha në botë në sportet e aventurës dhe këtë vit u zhvillua në 19 Nëntor. Por ku konsiston kjo garë? Ne vijim disa ekonumra.
7...
Ecomotion është në vitin e saj të shtatë, aventurierët e parë e filluan këtë garë në vitin 2003 – dhe në atë kohë, ky aktivitet u konsiderua si një nga garat më të vështira në të gjithë botën. Këtë radhë, një sere skuadrash të përbëra nga femra e meshkuj – që do të paguajnë secila nga 2,000$ - do të niset për një aventure një-javore nëpër malet, rrafshnaltat, xhunglat dhe lumenjtë e Brazilit. Ne s’do të donim të ishim në vendin e tyre.
4...
Çdo skuadër që synon fitoren përbëhet nga katër konkurrentë – dhe puna në skuadër është faktori kryesor që përcakton nëse ata duan të përfundojnë të gjithë së bashku dhe pa probleme në vijën e finishit. Por ata katër nuk do të jenë të vetëm. Çdo aventurier duhet të mbajë një çantë shpine me pajisjet e garës e cila konsiston në një ngarkesë që të thyen kurrizin prej 31 artikuj të detyrueshëm për çdo person – duke filluar nga helmetë për mountain bike deri në çantë-dyshek kampingu – të gjithë këto sende që do të nevojiten në ndonjë pikë gjatë rrugës. Por rregullat përcaktojnë qartë se mjete të tilla si GPS, pedometer, navigacioni apo që mundësojnë shikimin gjatë natës – nuk lejohen gjatë garës – kështu që harrojeni që ekzistojnë.
430 km...
Brazil siguron më shumë se 20% të rezervës botërore të oksigjenit – gjë shumë pozitive nëse mendon se skuadrat do të jenë gjatë gjithë rrugës prej 430 kilometrash duke marrë frymë me vështirësi. Rruga legjendare gjarpëron përreth Minas Gerais – shtetit të katërt për nga madhësia në Brazil – përpara se të përfundojë në Diamantina, një site i mbrojtur nga UNESCO si trashëgimi botërore. Ka qenë gjithashtu vendlindja e Juscelino Kubitschek de Oliveira në 1902. “Kush është ky?” do pyesni ju: de Oliveira ka qenë presidenti i 21-të i Brazilit dhe njeriu që ndërtoi kryeqytetin e tij, Brazilia.
$50 miliarde...
Diamantina e ka marrë emrin nga diamantët për të cilët u bë e famshme në shekullin e 18-të. Është një industri e cila tashmë vlen 50 miliardë në të gjithë botën – dhe ky është një vlerësim shumë “i kursyer”! Por aventurierët tanë nuk do të kenë kohë të mbushin çantat e tyre me këta gurë të çmuar, përkundrazi do të jenë shumë të zënë duke menduar për gjashtë disiplinat e garës – orientimi, kanoe/kajak, biçikletë malore, përdorimi i litarit, shpella dhe gjurmim.
$30,000...
Secili konkurrent që kalon finishin do të marrë medaljen e vet të artë – por ka më shumë sesa lavdia për të fituar këtu. Nëse gjatë rrugës mungon motivimi, është mendimi i fitores së çmimit prej $30,000 që i pret pesë skuadrat e para që kalojnë finishin në Diamantina. Dhe dallimi ndërmjet vendit të parë dhe të dytë? $10,000, duke qenë se kampionët e Ecomotion fitojnë $17,000, vendi i dytë $7,000, i treti $3,000, i katërti $2,000 dhe vendi i pestë $1,000. Për të gjithë të tjerët nga një “buzëqeshje”.
2...
Të fitosh Ecomotion në vetvete është një festë monumentale – por ka edhe më shumë. Që në vitin 2004, gara ka qenë pjesë e Serive Botërore të Garave të Aventurës – ajka e garës së aventurës. Dy fituesit e vendeve të para në Brazil, përveç se fitojnë ca para, kualifikohen edhe për Kampionatin Botëror të Garave të Aventurës. Ecomotion ka pasur nderin e organizimit të garës më të madhe të aventurës në vitin 2008 me triumfin e skuadrës nga Zelanda e Re – ndërsa edicioni i 2010-ës do të fillojë në tetorin e ardhshëm në Castilla y Leon, në Spanjë. Sikur të mos mjaftonin 430 km, të paktën 50 skuadra do të konkurrojnë në një itinerary me gjatësi 700km – sikur t’u kishte mbetur sado pak energjy pas kualifikimit!
Ndiqni gjithë detajet nga aktiviteti Ecomotion në faqen zyrtare ecomotion.com.br website
Komente
Shtoni një koment