Në garën prestigjioze Rockmaster, Angy Eiter kapërceu konkurrentët e tjerë në një finale të jashtëzakonshme duke arritur kështu fitoren e saj të pestë në Arco, ndërsa David Lama kapi vendin e dytë në konkurrimin për meshkuj.
Pas dy podiumeve të saj të fundit në Kupën e Botës, fitorja e alpinistes Angy Eiter në Italy shënon kulmin e rikthimit të saj të suksesshëm pas një dëmtimi serioz të shpatullës.
Ky titull i fundit nënkupton që ajo tashmë është në një nivel me alpinisten legjendare amerikane Lynn Hill, e cila gjithashtu fitoi këtë titull prestigjioz për pesë vjet rresht. “Është një ndjesi e jashtëzakonshme të rikthehesh në podium," tha tirolezja e kënaqur pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve. "Të gjitha përpjekjet e mia pas aksidentit dhanë rezultat!”
Nuk ishte aspak një fitore e lehtë duke pasur parasysh se Eiter ishte renditur e katërta në renditjen provizore, gjë që kërkonte një rezultat të jashtëzakonshëm për të arritur për të dale në podium.
Lama u gjend përballë një situate të ngjashme në konkurrimin për meshkujt, por gjithashtu edhe mundimi i tij dha rezultat, me një tjetër podium në vendin e dytë të konkurrimit në Arco.
Rezultatet – Femra
- Angela Eiter
- Mina Markovic
- Ja-In Kim
Rezultatet – Meshkuj
- Ramon Puigblanque
- David Lama
- Adam Ondra
Komente
Shtoni një koment