Red Bull Sugarfree

Red Bull® Sugarfree është një pije funksionale me një kombinim unik përbërësish - krijuar veçanërisht për periudha mbingarkese mendore dhe fizike.

Red Bull Sugarfree® gjallëron trupin dhe mendjen.

Red Bull® Sugarfree:
•Rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit
•Rrit vigjilencën
•Përmirëson gjendjen emocionale
•Stimulon metabolizmin
 

Efektet e Red Bull® Sugarfree vlerësohen nga atletë të nivelit të lartë, nëpunës me mbingarkesë profesionale, studentë aktivë dhe shoferë të rrugëve të gjata në mbarë botën.

RED BULL – MË SHUMË SE NJË MIT

Red Bull® Sugarfree është një pije energjike që funksionon.

Red Bull® Sugarfree ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet më shumë se një sekret për ata që jetojnë natën apo dëshirojnë të festojnë pa pushim. Red Bull vlerësohet nga një numër i madh njerëzish si për shembull shoferi i taksisë, manaxheri i stresuar, studenti me ankthin e provimeve dhe gazetari që duhet të përfundojë artikullin brenda afatit. Përdoret nga sërfistët në verë dhe nga snowboard-istët në dimër. Gjatë ditës apo natës, gjatë punës apo thjesht për qejf. Njerëzit që kanë nevojë për më shumë energji mësojnë të vlerësojnë Red Bull® Sugarfree. Dhe numri i tyre sa vjen e rritet.

 
 

TAURINA

Taurina është një amino-acid i rëndësishëm që gjendet në mënyrë të natyrshme në trupin e njeriut. “I rëndësishëm” do të thotë që në disa situate ose nën disa kushte të caktuara, si për shembull, në situata me stress apo mbingarkesë fizike, sasi më të mëdha se zakonisht të taurinës largohen nga trupi dhe nuk arrijnë të zëvendësohen në sasi të mjaftueshme. Taurina ka ndikim në funksionet jetësore për trupin e njeriut. Taurina vepron si një antioksidant dhe është provuar që mundëson procesin e detoksifikimit duke u bashkuar me substancat toksike duke përshpejtuar në këtë mënyrë daljen e tyre nga trupi. Taurina gjithashtu gjendet në produkte të ndryshme ushqimore si për shembull: fruta deti, peshk ose mishin e shpendëve and gjithashtu si produkt i shtuar në pjesën më të madhe të ushqimeve për bebe.

GLUKURONOLAKTONI

Glukuronolaktoni është një karbohidrat. Gjendet në mënyrë të natyrshme në trupin e njeriut dhe merr pjesë në procesin e detoksifikimit duke lehtësuar procesin e eleminimit të substancave toksike nga trupi. Glukuronolaktoni gjithashtu gjendet në ushqime të ndryshme si drithërat apo vera e kuqe.

KAFEINË

Kafeina njihet për efektet positive në funksionet mendore dhe fizike. Është provuar se përmirëson për shembull shpejtësinë e reagimit, vigjilencën dhe përqendrimin. Kafeina gjithashtu stimulon djegien e ynyrave gjatë aktiviteteve që kërkojnë konsum të lartë energjie dhe në këtë mënyrë ndihmon në pakësimin e rezervave dhjamore në trup duke mundësuar kështu një furnizim më eficent me energji. Kafeina gjendet në shumë produkte ushqimore të tilla si kafeja apo çokollata. Një kanaçe Red Bull® Energy Drink përmban afërsisht të njëjtën sasi kafeina që gjendet në një filxhan kafeje.

VITAMINAT E GRUPIT B

Vitaminat e grupit-B luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizmin e energjisë dhe më konkretisht ndërtimi dhe zbërthimi i karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave. Grupi i Vitaminave B gjithashtu luajnë rol në performancën mendore dhe fizike.
 

ACESULFAME K

ASPARTAME/SUCRALOSE

 

CILAT JANË EFEKTET E RED BULL SUGARFREE?

Red Bull Sugarfree është një pije funksionale e krijuar veçanërisht për periudha me mbingarkesë mendore dhe fizike. Mund të konsumohet në çdo lloj situate: gjatë aktiviteteve sportive, gjatë punës, duke i dhënë makinës apo gjatë aktiviteve që kryeni në kohën tuaj të lirë.
Red Bull Sugarfree:

•rrit qëndrueshmërinë
•rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit
•rrit vigjilencën
•përmirëson gjendjen emocionale
•stimulon metabolizmin

 ÇFARË EVIDENCE KA QË RED BULL SUGARFREE KA KËTO EFEKTE?

Studime të shumta shkencore në fushat e mjekësisë sportive, mjekësisë së brendshme dhe psikologjike konfirmojnë efektet e përshkruara nga Red Bull Sugarfree. Të gjithë studimet shkencore janë të rishikuara nga autoritete të fushave përkatëse, të publikuara dhe mund të gjenden në libraritë publike.

 KUR DUHET KONSUMUAR RED BULL SUGARFREE?

Çdo herë kur keni nevojë për të rritur energjinë ose përqendrimin! Efektet ndihen shumë më tepër kur e konsumoni pijen në momente me mbingarkesë të lartë mendore dhe fizike si për shembull në një udhëtim të gjatë gjumë-ndjellës në autostradë, gjatë ditëve me punë intensive, përpara aktiviteteve sportive me ngarkesë të lartë ose përpara provimeve të vështira. Rekomandohet të konsumoni një kanaçe Red Bull Sugarfree përpara fillimit të një detyre që kërkon përqendrim të lartë, fillimit të një gare apo loje sportive. Meqenëse Red Bull Sugarfree nuk është krijuar për të bërë re-hidratimin e trupit, ne i inkurajojmë njerëzit që angazhohen me sporte të konsumojnë sasi të bollshme uji gjatë ushtrimit të sporteve.

A ËSHTË RED BULL SUGARFREE I PËRSHTATSHËM PËR VEGJETARIANËT?

Red Bull Sugarfree është i përshtatshëm për vegjetarianët. Red Bull Sugarfree nuk përmban produkte me prejardhje nga kafshët apo lendë që e kanë prejardhjen nga kafshët.

 A ËSHTË RED BULL SUGARFREE HALLALL?

Red Bull Sugarfree është hallall. Kjo gjë është provuar dhe vërtetuar nga MUSLIM JUDICIAL COUNCIL. Imaam Y. Harris, në Kejptaun të Afrikës së Jugut. Përpara lëshimit të kësaj çertifikate u kontrolluan dhe u inspektuan me detaje nga një zyrtar i Federatës impianti i prodhimit si dhe origjina e përbërësve të pijes.

 A ËSHTË RED BULL SUGARFREE I PËRSHTATSHËM PËR VEGJETARIANËT, DHE PËR ATA QË EVITOJNË PRODUKTE ME BAZË NISESHTE OSE BULMETI?

Po, Red Bull Sugarfree është i përshtatshëm për të gjithë vegjetarianët dhe për ata që evitojnë produkte me bazë niseshteje ose bulmeti!

A PRODHOHET TAURINA NGA TESTIKUJT E DEMAVE? A ËSHTË TAURINA ME ORIGJINË NGA TESTIKUJT E DEMIT OSE SPERMA E TYRE?

Taurina që gjendet në Red Bull Sugarfree është një substancë krejtësisht sintetike e prodhuar nga kompani farmaceutike dhe nuk e ka prejardhjen nga kafshët ose materiale të kafshëve. Të gjithë përbërësit e Red Bull Sugarfree prodhohen sintetikisht nga kompani farmaceutike. Kjo garanton cilësinë e saj më të lartë.
 




 

Produkte Red Bull


Kompania

Na kontaktoni

Albanian Distribution & Development
Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 9
Tirana 1051 Albania
Telefon +355 4 451 7000
Faks +355 4 451 7009

Ju lutem përdorni formularin e mëposhtëm për të na kontaktuar për gjithçka në lidhje me Red Bull

Duhet të plotësoni të gjitha fushat
  • Afganistan
  • Afrika Jugut
  • Algjeria
  • Andorra
  • Angola
  • Anguila
  • Antigua e Barbuda
  • Arabia Saudite
  • Argjentina
  • Armeni
  • Aruba
  • Australi
  • Austri
  • Azerbajxhan
  • Bahamas
  • Bangladesh
  • Barbados
  • Belgjikë
  • Belize
  • Bermuda
  • Bjellorusi
  • Bolivi
  • Bosnje
  • Brazil
  • Britani e Madhe
  • Bullgari
  • Burkina Faso
  • Danimarkë
  • Dominika
  • Egjipt
  • Ekuator
  • El Salvador
  • Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Estoni
  • Etiopi
  • Finlandë
  • Francë
  • Gabon
  • Gana
  • Gjeorgji
  • Gjermani
  • Grenada
  • Greqia
  • Guadalupe
  • Guatemala
  • Guijana
  • Guinea
  • Hollanda
  • Honduras
  • Hong Kong (CH)
  • Hungaria
  • Indi
  • Indonezi
  • Irak
  • Iran
  • Irlandë
  • Ishujt Kajman
  • Ishujt Kapo Verde
  • Ishujt Virxhinia (Amerikane)
  • Ishujt Virxhinia (Britanike)
  • Islanda
  • Itali
  • Izrael
  • Japoni
  • Jemen
  • Jordani
  • Kaledonia e Re
  • Kamerun
  • Kanada
  • Karaibe
  • Katar
  • Kazakistan
  • Kenia
  • Kili
  • Kirgistan
  • Kolumbi
  • Kongo
  • Kongo (DR)
  • Kosta Rika
  • Kroaci
  • Kuba
  • Kuvajt
  • Letonia
  • Liban
  • Liberia
  • Libia
  • Lihtenshtajn
  • Lindja e Mesme
  • Lituania
  • Luksemburg
  • Majote
  • Maldive
  • Mali
  • Mali i Zi
  • Maltë
  • Maqedoni
  • Marok
  • Martinika
  • Mauritius
  • Meksikë
  • Moldavia
  • Monako
  • Mongoli
  • Mozambik
  • Ndërkombëtare
  • Nigeri
  • Nikaragua
  • Norvegia
  • Oman
  • Pakistan
  • Panama
  • Paraguaj
  • Peru
  • Polinezia Franceze
  • Poloni
  • Porto Riko
  • Portugali
  • Qipro
  • Republika Dominikanë
  • Republika Çeke
  • Rumani
  • Rusi
  • Saint Kits e Nevis
  • Santa Lucia
  • Sejshell
  • Senegal
  • Sent Martin
  • Sent Vinsent&Grenadine
  • Serbi
  • Shqipëri
  • Shtetet e Bashkuara
  • Siera Leone
  • Singapor
  • Siri
  • Sllovaki
  • Slloveni
  • Spanjë
  • Sri Lanka
  • Sudan
  • Suedi
  • Suriname
  • Tajvan
  • Tanzani
  • Taxhikistan
  • Togo
  • Trinidad&Tobago
  • Tunizi
  • Turkmenistan
  • Turks&Kaikos
  • Turqi
  • Uganda
  • Ukraina
  • Uzbekistan
  • Venezuela
  • Xhamajka
  • Zelanda e Re
  • Zvicër
Formoni kodin Captcha, pastaj klikoni "Dërgoni Mesazhin"