Chris Pfeiffer

Informacion

Të dhënat e Chris

Rreth Chris

Edhe pse Chris Pfeiffer ka studiuar biologji, ai kishte një pasion të hershëm për motorin dhe në vitin 1990 filloi ta ngasë atë. Në këtë kohë ai e kuptoi se çfarë ishte në gjendje të bënte mbi dy rrota. Në 2004 ai fitoi garën e Stuntwars në Florida, ku realizoi një rrotullim 115 gradë, i cili ishte 50 gradë më shumë nga sa mendohej që ishte e mundur në një motoçikletë. Kjo performancë e shkëlqyer jo vetëm e bëri fitues, por gjithashtu i siguroi atij një vend në Librin Gines të rekordeve botërore. "Pfeiff "ka fituar katër herë titujt Kampion Evrope dhe Bote dhe është i vetmi në histori që ka ngjitur nivelin e tretë tek Via Tina në Arco, Itali, me motoçikletën e tij. Duke shtuar edhe katër vendet e para tek e përvitshmja Hare Scramble në Erzberg, Austri kuptohet më së miri pse Chris është legjendar në sport.