David Lama
Të dhënat e David
Rreth David
Në një moshë kaq të re, David Lama ka arritur gjithçka. Në vitin 2003, vetëm 12 vjeç, ai realizoi një ngjitje të shkallës së vështirësisë 8b+ - duke u bërë kështu alpinisti më i ri në këtë sport me këtë arritje. Dhe ky ishte vetëm fillimi.
Në moshën 15 vjeç, Fuzzy ishte kampioni më i botës i të rinjve dhe 2 herë fitues i Kupës Evropiane për të Rinjtë. Pas kësaj u ngjit një shkallë më lart me të rriturit dhe u bë konkurrenti më i ri në një aktivitetin Kupa e Botës. Lama mori vendin e dytë pas italianit Flavio Crespi. Duke mos u kënaqur me vendin e dytë, i riu austriak u ngjit në vendin e parë me përpjekjen e tij të dyte në këtë aktivitet dhe po ashtu për herë të tretë në aktivitetin që u zhvillua në qytetin e tij të lindjes Tirol.
Kuptohet që Lama është talenti më i madh në një moshë kaq të re në skenën ndërkombëtare të alpinizmit, me një stil agresiv përpiqet të fitojë gjithnjë e më shumë rekorde të reja. Që nga triumfi i tij në 8b+, Lama ka pushtuar edhe kategorinë e vështirësisë 8c+ - që është edhe kategoria e vështirësisë më të lartë deri më sot. Vështirë të matet dikush me të.
www.david-lama.com