Felix Baumgartner

Informacion

Të dhënat e Felix

Rreth Felix

Mbreti i sporteve ajrore ekstreme, Felix vazhdon të kapërcejë çdo kufi të qëndrueshmërisë njerëzore dhe të vendosë rekorde të reja për kërcimet BASE si për lartësinë më të madhe ashtu edhe për lartësinë më të ulët si dhe ishte i pari njeri që kapërceu kanalin e La Manshit në rënie të lirë (me ndihmën e një kostumi me krahë).

Kërcimet e tij më të famshme përfshijnë ato nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur; nga statuja e Krishtit në Rio de Janeiro dhe nga kulla Taipei 101 – që është edhe ndërtesa më e lartë e botës. Nga zyrat e tij në Hangar 7 në Salzburg, Austri, Felix është gjithnjë në kërkim të mundësive të reja për të vendosur rekorde, kështu që kthehuni herë pas here për të marrë vesh çdo gjë të re rreth tij …