Maya Gabeira

Informacion

Të dhënat e Maya

Rreth Maya

Vetëm 20 vjeç dhe Maya Gabeira tashmë njihet në të gjithë botën si sërfistja më e mirë femër për dallgët e mëdha në ditët tona.

Gjithçka në sajë të aftësive dhe guximit të saj, që e bënë atë sportisten e parë Braziliane që fiton titullin prestigjioz Kampione e XXL 2007 në konkurrimin për femra për dallgët që ajo rrëshqiti në Todos os Santos në Meksikë dhe Waimea, Havai.

Kjo surfiste e madhe e patrembur nga Rio është e bija e deputetit federal Ferndando Gabeira, por ajo nuk dëshiron të ketë lidhje fare me politikën. Ajo synon të specializohet në metodën “tow-in” e krijuar për të mundësuar rrëshqitjen mbi dallgët më të mëdha të oqeanit.

Karriera e Maya-s filloi krejt rastësisht. Ajo u njoh me këtë sport ndërsa priste në rërë të dashurin e saj në atë kohë i cili i apasionuar pas sërfit, kalonte orë të tëra në det me miqtë e tij. Duke mos duruar dot pritje kaq të gjata, ajo vendosi të bënte edhe vetë diçka. Pesë vjet më parë u regjistrua në një shkollë sërfi në Arpoador, në Rio de Janeiro dhe që atëherë nuk ka pushuar së bëri sërf.

Aktualisht ajo jeton në bregun verior të ishullit Oahu në Havai dhe stërvitet rreth pesë orë në ditë. Kur deti nuk është i përshtatshëm për sërf, ajo përshkon 10 km me vrap dhe praktikon joga. Arsyeja për të gjitha këto përpjekje? Objektivi i saj i ardhshëm është të bëhet sërfistja më e madhe e të gjitha kohërave.