Orlando Duque
Të dhënat e Orlando
Rreth Orlando
Orlando Duque, sportisti me famë botërore i disiplinës Cliff Diving (zhytje në ujë nga shkëmbinj me lartësi të mëdha), ka lindur në Kolumbi dhe aktualisht jeton në Havai. Ai është shpallur nëntë here kampion bote në Cliff Diving.
Rezultate sportive:
- Nëntë-herë kampion bote
- 2008, 2005 Fitues i Red Bull Cliff Diving, Liqeni Wolfgang, Austri
- 2006 Fitues i vendit të 3-të, Kupa e Mesdheut
- 2006 Fitues i vendit të 3-të, Kampionati Botëror Cliff Diving
- 2005 Fitues i vendit të 1-rë, Kupa Adriatike e Zhytjeve nga Lartësi të Mëdha
Kur filluat sportin e Cliff Diving dhe pse? Në vitin 1995, pas rreth 10 vjetësh si zhytës olimpik, dhe arriti një moment që nuk e duroja dot më zhytjen në pishinë.
Eksperienca të tjera: Dy rekorde botërore Guinness
Vendi yt i preferuar për zhytje: Havai
Stili yt i preferuar i zhytjes: Rrotullime mbrapsht
Cila është filozofia e jetës për ju: Bëj atë që do! Kemi vetëm një jetë për të jetuar, shijoje!!!
Cilat tipare të karakterit të përshtaten më tepër? Forcë mendore, nëse jam në pikën e hedhjes, jam i përgatitur për t’u zhytur nga trupi dhe nga mendja.
Pse mendon se ti je “njëshi”? Sigurisht jam “njëshi” sepse më pëlqen dhe shijoj deri në fund secilën zhytje që bëj. Kjo është ajo që dua e më pëlqen më shumë.
Red Bull Cliff Diving Series për mua është…”një garë që sjell zhytësit më të mire të botës në disiplinën Cliff Diving në disa vende të jashtëzakonshme për të ushtruar këtë sport”.
Vizitoni www.9dives.com