Red Bull Cliff Diving

“Cliff Diving” ose ndryshe Zhytje në Ujë nga Shkëmbinjtë konsiderohet si perfeksioni akrobatik i zhytjes në ujë nga lartësi që variojnë nga 23 në 28 metra për meshkujt dhe nga 18 deri në 23 metra për femrat. Atletët kanë afërsisht tre sekonda kohë për të koordinuar lëvizjet dhe stilet e tyre nga momenti i lëshimit deri në momentin kur trupi i tyre godet sipërfaqen e ujit me një shpejtësi rreth 100km/orë.

Red Bull X-Fighters

Tre kontinente, gjashtë vende, 170,000 spektatorë dhe 1,130 kërcime. Hera e dytë e serisë botërore “Red Bull X-Fighters World Tour“ që u zhvillua në vitin 2008 shënoi një gur kthese në historinë e motoçiklizmit stil i lirë. Turneu Botëror u bë aktiviteti Numër Një i këtij sporti gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2009 pati edhe dy elementë të rinj: ndalesat në Kalgari dhe Londër.

 

Red Bull Crashed Ice

Merrni disa nga lojtarët më të mirë në botë të hokejit në akull, dhjetëra mijëra shikues, një vendndodhje të hatashme, tonelata çeliku, një system gjigand ftohjeje dhe mijëra metër katrorë ujë të ngrirë. Rezultati? Red Bull Crashed Ice!

 

 

Red Bull Air Race

Kampionati botëror Red Bull Air Race mbledh pilotët më të mirë të botës në një konkurrim sportesh motorike që kombinon shpejtësinë, preçizionin dhe aftësitë. Duke përdorur aeroplanët e garave më të shpejtë, më të lehtë dhe më të manovrueshëm, pilotët fluturojnë përmes një piste ajrore fare pak metra nga toka me shpejtësi që arrijnë deri në 370 km/orë (230 m/s) duke përballuar forcën e gravitetit që arrin deri në 12G.